_92790842_gettyimages-496843906

Katër metropole botërore do të ndalojnë qarkullimin e veturave dizel

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësit e katër qyteteve të mëdha botërore thonë se do të ndalin përdorimin e të gjitha makinave dhe kamionëve dizel nga mesi i dekadës së ardhshme.

Kryetarët e Parisit, Mexico City, Madrid dhe Athina thonë se po zbatojnë ndalimin për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Ata thonë se do të stimulojnë përdorime alternative të automjeteve dhe do të promovojnë ecjen në këmbë dhe çiklizmin.

Përdorimi i naftës në transport është shqetësim mjaft i madh në vitet e fundit, për shkak se ndikimi i tij në cilësinë e ajrit është rritur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se rreth tre milionë vdekje çdo vit janë të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit në natyrë. /Periskopi/