drenasi_7

Katër kandidatë për kryetar të Drenasit i bashkoi një deklaratë

Katër kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovës, Vehbi Berisha nga partia FJALA, Xhavit Drenori kandidat i pavarur dhe Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për medie në lidhje me, siç kanë thënë ata, keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtarët e e lartë publik si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake.

Periskopi.com Lajme

“Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, sot së bashku me tre kandidatet tjerë ku jemi në garë për të parin e Komunës së Drenasit nënshkruam një deklaratë të përbashkët në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtaret e lartë publik si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake”, thuhet në deklaratën e përbashkët të katër kandidatëve.

“Njëkohësisht nëpërmjet kësaj deklarate iu bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas”, përfundon deklarata.

Për më tepër, Drenasi më 4 dhjetor mbahen zgjedhjet për kryetar të ri të këtij qyteti.

 

auto_dele-34_1480198722-50389591480199324