kast

Kastro ishte kundër ndërhyrjeve të NATO-s në Kosovë

Ish-presidenti komunist i Kubës, Fidel Kastro, që sot mbylli sytë përgjithmonë në moshën 90-vjeçare kishte kritikuar ndërhyrjen e NATO-s, me theks të trupave amerikane, në Kosovë gjatë luftës së 1999-s.

Periskopi.com Lajme

Më 13 qershor 1999, kur forcat e NATO-s ishin future në Kosovë, Fidel Katro e kishte kritikuar këtë lëvizje duke e quajtur këtë si “një shembull tjetër i ‘imperializmit’ amerikan”, transmeton Koha.net.

Duke folur para një audience ndërkombëtare, Kastro kundërshtoi veprimet e NATO-s në Jugosllavinë e asaj bote që nga fillimi i aksioneve të Aleancës Veri-atlantike, duke i karakterizuar sulmet ajrore si “lufta më frikacake e bërë ndonjëherë” dhe “një betejë kolosale kundër sovranitetit”, shkruante gazeta e Partisë Komuniste të Kubës, “Granma”.