3ae872fb00000578-3988238-image-a-4_1480557694887-e1480583203773

Kanye West del nga spitali – Trajtimet psikologjike vazhdojnë

Periskopi.com Limonada

Reperi i njohur Kanye West, ka lënë qendrën e trajtimit mjekësor dhe tani është rikthyer në shtëpi.

Kjo po ndodh pas më shumë se një javë shtrirje në spital, duke bërë që të qëndrojë dhe larg familjes së tij, njofton Klan Kosova.

Kanye 39 vjeçar, u largua nga spitali nën shoqërinë e gruas së tij Kim Kardashian si dhe mjekut të tij personal Dr. Michael Farzam.

Por ndonëse është liruar nga spitali, Kanye do vazhdojë të trajtohet për gjendjen e tij psikologjike.

Raportohet se rreziku për shëndet të Kanye West, ende nuk ka kaluar, njofton Klan Kosova

3ae8546b00000578-3988238-image-a-5_1480557739891