20161127151503983646

Kadri Veseli me shokë tavolinën përplot, qytetarët i lanë jashtë në ftohtë (Foto)

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kullën e Isa Boletinit në Boletin është mbajtur  manifestim për nder të Festës së 28 Nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Kulla e Isa Boletinit është vizituar edhe nga politikanë të tjerë, e qytetarë të shumtë, të cilët pavarësisht të ftohtit nuk kanë hezituar të nderojnë ata që dhanë jetën e tyre për lirinë që gëzohet sot në trojet shqiptare.

Por, jo të gjithë qëdruan në këtë të ftohtë, pasi kryeparlamentari  Kadri Veseli e shokët e tij e kishin të rezervuar drekën në këtë kullë.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihen kryeparlamentari Kadri Veseli, Agim Bahtiri, Avni Kastrati, Xhavit Haliti e të tjerë duke shijuar drekën në muzeun, i cili më shumë ngjasonte me një restaurant. /Periskopi/

15193603_10154632073404627_6101232271599658806_n