29-11-2016_-_kryeministri_mustafa

Kabinetit të Mustafës i shtohen dy këshilltarë

Kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i janë bashkuar dy këshilltarë të rinj.

Periskopi.com Lajme

Kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i janë bashkuar dy këshilltarë të rinj.

Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë si dhe Kastriot Halili, do të jetë këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.

Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare.

Njëkohësisht, që nga data 26 shtator, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë, bëhet e ditur në një njoftim të zyrës së kryeministrit.