Dimri/ depresioni

Ka një terapi për depresionin dimëror

Depresioni dimëror është sezonal dhe prek shumë veta. Shkaktohet nga shkurtimi i ditës dhe orëve me dritë apo nga mungesa e dritës së diellit për shkak të kohës thuajse gjithmonë me shi apo mjegull.

Periskopi.com Lajme

Simptomat janë mungesë gjumi, lodhje, këputje, vështirësi për t’u përqëndruar, shumë uri, rënie energjie dhe dëshirash në përgjithësi.

Ky lloj depresioni mund të kurohet duke stimuluar prodhimin e serotoninës në tru falë dritës e njohur sidomos në vendet nordike.

Kjo mund të arrihet edhe përmes telefonave smart dhe aplikacioneve që mund të shkarkohen prej tyre. Këto aplikacione mundësojnë që të programosh më mirë kohën me dritë duke aktivizuar një zile që të kujton se kur duhet të zgjohesh dhe kur mund të shkosh të flesh.

Gjithashtu mund të konfigurojnë stimulues të dritës së agimit deri në perëndim ose thjeshtë ofrojnë një dritë stimuluese. Aplikacione të tilla ka plot si për shembull Beurer- TL100, WL90, Lumie BodyClock Luxe 700, Philips Wake-up light Hf3520, Lumie Desklamp apo më e lira nga të gjitha Lumie Arabica.

Që kjo terapi të funksionojë më mirë duhet aplikuar orën e parë pas zgjimit dhe duhet të zgjasë për 20-30 minuta.

Duhet mbajtur 50 cm larg syve dhe nuk duhet drejtuar në fytyrë por duhet të mbahet anësore.