A ka jetë jashtë Tokës? Shkëmbi misterioz ngre pyetje

Periskopi.com SOK

Shkencëtarët janë duke u përpiqur të shpjegojnë si ka ardhur jeta ndër shekuj. Si ka ardhur jeta në Tokë? Apo origjina e saj ka ardh si pasojë e meteorëve? Një shkëmb misterioz i quajtur Hypatia që ra në Tokë nga hapësira ngre shumë pyetje në lidhje me këtë çështje, tha gjeologi Georgy Belyanin.

Shkëmbi Hypatia ishte zbuluar nga gjeologi egjiptian Ali Barakat në jugperëndim të Egjipitit në vitin 1996 e cila mund të ndryshoj kuptimin e jetës sonë, përfshirë njerëzit, tha gjeologi Georgy Belyanin, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Shkëmbi misterioz, karakterizohet nga një fortësi dhe përbërje të pazakontë, u dërgua nga Jan Kramer i Departamentit të Gjeologjisë në Universitetin e Johanesburgut në Afrikën Jugore.

“Në atë kohë, ne tashmë kishim një pajisje që na mundësonte të përcaktonim nëse ishte material tokësor ose kozmik,” tha Belyanin, i cili është gjithashtu një hulumtues në skuadrën e Kramerit.

Pas ekzaminimeve të kujdsesshme, grupi erdhi në përfundim se shkëmbi nuk është formuar në Tokë, por ka ardhur nga hapësira.

Belyanin ka përdorur një analizë kimike për të studiuar substancën e shkëmbit. Rezultatet ishin mahnitëse.

“Shkëmbi ka një sasi të madhe të karbonit. Kur shkëmbi ka hyrë në atmosferë, u krijuan diamante brenda gurit nga ky karbon, që e bën gurin jashtëzakonisht të vështirë,” tha Belyanin.

“Në rastin tonë, natyrisht, ka shumë arsye për të spekuluar për këtë, duke marrë parasysh një sasi të tillë të lartë të karbonit”, tha Belyanin.

Grupi i hulumtimit po planifikon të vazhdojë punën e tij dhe të publikojë rezultatet në artikujt e tjerë shkencorë që do të zbulonin se si shkëmbi ishte formuar dhe prej cilit vend ka ardhur./Periskopi/