zgje-54

Ka diçka që i bashkon katër kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit

Katër kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit; Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovës, Vehbi Berisha nga partia FJALA, Xhavit Drenori kandidat i pavarur dhe Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për medie në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike, që sipas tyre po bëhet nga zyrtarët e lartë publikë.

Periskopi.com Lajme

Katër kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit; Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovës, Vehbi Berisha nga partia FJALA, Xhavit Drenori kandidat i pavarur dhe Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për medie në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike, që sipas tyre po bëhet nga zyrtarët e lartë publikë,

Ata nëpërmjet kësaj deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas.

Ja deklarata e tyre e plotë:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, sot së bashku me tre kandidatet tjerë ku jemi në garë për të parin e Komunës së Drenasit nënshkruam një deklaratë të përbashkët në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtaret e lartë publikë si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake.

Njëkohësisht nëpërmjet kësaj deklarate iu bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas.

dele-34