Juventus me vështërsi por kalon në çerekfinale (Video)

Juventusi ka fituar ndaj Atalantas në Kupën e Italisë me rezultat 3-2.

Periskopi.com Sporti

Ishte një takim me shumë raste dhe ishte një kualifikim shumë i vështirë për në çerekfinale për Zonjën e Vjetër.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me dy gola në epërsi, Paulo Dybala (22’) dhe Mario Mandzukic (34’)

Mysafirët e filluan pjesën e dytë mirë dhe në minutën e 72-të shënoi Abdoulay Konko, por pas tre minutash shënoi edhe Miralem Pjanic.

Zikaltërit e bën këtë takim më dramatik duke shënuar me anë të Emmanuel Latte Lath në minutën e 81-të.

Juventusi në fazën tjetër do takohet me fituesin e takimit Napoli-Fiorentina.

Reklamë
Reklamë