justina

Justina Shiroka-Pulës nuk i bën përshtypje gjendja e mjerë e varrit të Hasan Prishtinës (Foto)

Kryetarja e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, ka vizituar sot varrin e heroit të kombit, Hasan Prishtina.

Periskopi.com Lajme

Por, ajo që shfaqet në këtë fotografi është e turpshme. Varri i heroit Hasan Prishtina, shihet i lënë pas dore dhe i mbuluar nga barishtet.

Shiroka-Pula, megjithatë e ka kryer detyrën e saj. Ajo është politikane dhe është e udhës që ta nderojë heroin Prishtina në një festë si kjo, ndonëse kjo gjendje e varrit të tij është më ofenduese se secili nderim që do t’i bëhej, shkruan Periksopi.

Shiroka-Pula ka lëshuar edhe një deklaratë. Ajo ka thënë se festa e 28 Nnëtorit simbolizon bashkimin, sakrificën dhe krenarinë kombëtare.

“Kjo festë simbolizon bashkimin, sakrificën dhe krenarinë kombëtare. Është ditë e vacantë për të kujtuar kontributin për liri kombëtare të heronjëve tanë si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ismail Qemajli, Azem e Shote Galica, Adem Jashari e familja e tij, Xhevë e Fehmi Lladrovci e shumë burra e gra tjera, të cilët me veprimtaritë jetësore nderuan kombin” , ka theksuar ajo. /Periskopi/

justina