Jeff Bezos bëhet personi më i pasur në histori

Periskopi.com Lajme

Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, ka pasuri prej 86.1 miliardë euro, sipas Bloomberg.

 

Kjo kalon rekordin e mbajtur nga pronari i Microsoft, Bill Gates, dhe tani Bezos është personi më i pasur në histori.

Shumica e pasurisë së Bezos, rreth 64.6 miliardë, vjen nga aksionet e tij në Amazon, transmeton Klan Kosova.

 

Kompani të tjera të rëndësishme të Bezos janë edhe gazeta Washington Post dhe kompania e zbulimeve hapësinore, Blue Origin. /Periskopi/