prishtina9

Java e 17-të e Superligës, na pret derbi i madh

Në këtë javë përfundon stinori vjeshtor i Vala Superligës së Kosovës. Të enjten përmbyllet me dy ndeshjet Drita-Besa dhe Llapi-Hajvalia.

Periskopi.com Sporti

Vëmendja është të mërkurën, kur mund të përcaktohet kampioni vjeshtor. Lideri i renditjes, Trepça ’89, është mysafire e Lirisë, kurse Prishtina zhvillon kryendeshjen me Feronikelin.

Dy takimet tjera janë: Drenica – Ferizaj dhe Trepça – Gjilani. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Java e 17-

E mërkurë – ora 13:00

Trepça – Gjilani

Drenica – Ferizaj

Prishtina – Feronikeli

Liria – Trepça-89

E enjte – ora 13:00

Drita – Besa

Llapi – Hajvalia. /Periskopi/