Japonia përgatitet për luftë bërthamore me Korenë e Veriut

Qytetarët japonezë janë duke u këshilluar se si t’i mbijetojnë një sulmi bërthamor, pas rritjes së frikës nga Koreja e Veriut dhe Rusia.

Periskopi.com Lajme

Siç raportoi MailOnline dje, tensionet janë duke u rritur me Rusinë, lidhur me vendosjen e raketave në ishujt e diskutueshëm të Paqësorit.

Tani është zbuluar se Japonia është duke u ndjerë nën presion gjithashtu edhe nga Kim Jong-Un, i cili po vazhdon të kryejë një seri testesh, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat i kësaj, Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka lëshuar disa pamflete për t’i këshilluar njerëzit se çfarë të bëjnë nëse ndodh ndonjë sulm bërthamor – duke i  urdhëruar ata që të shkojnë në qendrat tregtare nëntokësore.

Pamfletet mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Mbrojtjes Civile të Japonisë. Sipas The Sun, pamfleti përshkruan masat emergjente që duhet qytetarët japonezë t’i ndërmarrin në rast se ndonjë raketë bërthamore gjuhet në vend.

Madje, Agjencia për Teknologji dhe Logjistikë e Përvetësimit të Ministrisë së Mbrotjes së Japonisë tashmë ka instaluar disa bateri anti-raketore në Tokio, duke u mbështetur në lazer për të mbrojtur veten nga sulmet me raketa.