janjioq

Janjiq: Asociacioni i Komunave Serbe, funksional nga prilli i vitit të ardhshëm

Analisti serb, Dushan Jajniq ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe do të fillojë së zbatuar që nga muaji prill ose maj në vitin e ardhëshëm.

Periskopi.com Uncategorized

Për radion Kontakt Plus, Janjiq ka thënë se sipas marrëveshjes në Bruksel, në fund të këtij muaji duhet të bëhet harmonizimi i Statutit dhe në muajin dhjetor Qeveria e Kosovës duhet ta aprovojë dekretin e nevojshëm për Asociacionit, transmeton Periskopi.

“Aktualisht nuk kemi informacione nëse është arritur pajtueshmëri për Statutin. Mungon kjo informatë”, ka thënë ai.

Sipas Janjiq, me marrëveshjen për telekomunikim dhe me marrëveshjen për heqjen e barrikadave në Mitrovicë, Serbia ka përmbushur kriteret minimale për hapjen e kapitujve në rrugëtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Periskopi/