Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Përgjegjësi politike për rastin Dehari

Jakup Krasniqi ka drejtuar gishtin kah politika për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes.

Periskopi.com Lajme

Ish- kryekuvendari dhe njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi, ka shfrytëzuar llogarinë  i tij në rrejtin social facebook  për ta komentuar rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq  me 5 nëntorë të këtij viti në rrethana ende të paqarta.

Sipas Krasnqiqit, përgjegjësia për rastin në fjalë u takon niveleve të larta politike.

Ky është komenti i plotë i Krasniqit:

” PËRGJEGJËSI POLITIKE PËR DREJTUESIT POLITIK

Për rastin e Astrit Deharit, që padyshim është rast tepër i dhimbshëm i cili sido që të ketë ndodhur, përgjegjësia është të niveli i lartë politik. Nivelet e tjera të përgjegjësisë duhet të marrin sanksione ligjore.

Adresimi i përgjegjësisë politike më se paku duhet të arrin te Ministri e Ministrja përkatëse, mbasi duhet t’i arrin dhe nivelet më të larta te shtetit.

Pse duhet kërkuar atje përgjegjësinë?

Për të vetmen arsyeje, se ata janë përgjegjësit kryesor për instalimin e njerëzve jo kompetent në institucionet e larta te shtetit.”