national

Ja si do vijë fundi i botës sipas “The National Geographics” (Video)

Fundi i botës do të vijë nga tërmete të tmerrshme.

Periskopi.com Lajme

Kështu pretendon National Geographic, i cili së fundmi ka realizuar një dokumentar ku tregon se si do vije fundi i botës. Sipas NG termete të fuqishme do të ndodhin deri në shkatërrim të tokës.

Por “e mira” e kësaj është se gjithçka do të fillojë papritur. Pra njerëzit deri në fund nuk do të dinë për atë që do të ndodh.

“Do të ketë dridhje të forta, si asnjëherë më parë. Urat do të shemben, muret do të rrëzohen. Ata që janë nëpër ndërtesa në qytete nuk do të kenë kohë për të shpëtuar. Qindra mijëra njerëz do të mbesin brenda mureve të tyre”, thuhet në këtë dokumentar, transmeton Indeksonline.

Do të duket si një pafundësi, mirëpo kjo do të zgjat më pak se pesë minuta. Ndërkaq, 20 minuta pasi dridhjet e tokës të kenë ndaluar, do të vijë më e keqja.

Pas kësaj, do vijnë valë njëra pas tjetrës derisa niveli i ujit të rritet në atë masë sa të shkatërrojë gjithçka.

Në videon më poshtë do ta shihni dokumentarin e plotë, të realizuar nga National Geographic, mbi fundin e botës: