dr

Ja si do të duket fletëvotimi për zgjedhjet në Drenas (Foto)

Sot është publikuar dukja e fletëvotimit për zgjedhjet e 4 dhjetorit në Komunën e Drenasit.

Periskopi.com Uncategorized

 

Siç edhe pritej, në fletëvotim do të figurojnë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur, Naim Bazaj e Rrahim Elshani, të cilët fillimisht u revoltuan me partinë e tyre PDK, por më pastaj kërkuan që të tërhiqen, por doli se tërheqja përbën shkelje ligjore dhe ata mbesin zyrtarisht kandidatë për kryetar, shkruan Periskopi.

Po ashtu, është bërë e ditur se në Drenas janë gjithsej 52 mijë e 569 votues, 4 për qind prej të cilëve të rinj.

Në këto zgjedhje do të jenë 28 qendra të votimit me gjithsej 72 vendvotime. /Periskopi/

dre