1510413_250463315121257_894702173_n-640x358-2

Ja si ndodhi aksidenti ku humbi jetën Ergi Dini dhe miku i tij (VIDEO)

Pamje filmike dhe detaje te reja dalin në dritë për aksidentin e mbrëmjes së datës 21 nëntor 2016, në kryeqytet, ku humbi jetën këngëtari Ergi Dini dhe shoku tij Kejdi Halili.

Periskopi.com Limonada
 Tvklan.al sjell ekskluzivisht pamjet filmike të administruara nga grupi hetimor, ku dallohet dinamika e  plotë e ngjarjes.

Në regjistrimet video që aktualisht disponohen nga grupi hetimor dallohet se në orën 21: 15 minuta motori i drejtuar nga Kejdi Halili vjen nga  pjesa e poshtme e bulevardit “Bajram Curri” ( ish- kinema Agimi) në drejtim të kryqëzimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, që lidhet me zonën e ish- Bllokut për në drejtim të urës kryesore pranë ish hotel Dajtit.

Zyrtarisht konfirmohet se semaforët në kryqëzimin e rrugës nuk kanë qenë funksional për shkak  se në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike.

Siç shquhet në video, por dhe nisur nga disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit në pjesën sapo kalon kryqëzimin ka qenë duke udhëtuar me motorin në gomën e parë.

Fatal për humbjen e kontrollit ka qenë momentin kur Kejdi Halili ka tentuar të ulë gomën e parë të motorit.

Menjëherë motori ka devijuar në krah të djathtë të trotuarit, ku dy të rinjtë u përplasën me pemën  dhe më pas në asfalt, çka duket se ka qenë dhe goditja që i ka dëmtuar më shumë  dy të rinjtë.

Pavarësisht ndihmës së parë që iu është dhënë nga qytetarë të shumtë dhe shërbimi i urgjencës, Halili dhe Dini nuk kanë arritur t’iu shpëtojnë plagëve të marra.

Zyrtarisht policia deklaroi se në analizën paraprake rezulton se një nga faktorët determinant që iu ka shkaktuar vdekjen  dy të rinjve është mungesa e kaskave mbrojtëse si për drejtuesin e motorit (Kejdi Halili) ashtu dhe për pasagjerin (Ergi Dini).