hivvv

Ja si mund të parandalohet dhe trajtohet HIV AIDS

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 1 dhjetorin e çdo viti si Ditën Botërore Kundër HIV AIDS, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV dhe AIDS, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Periskopi.com Shëndeti

 

Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV dhe AIDS në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.hiv-aids HIV është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri.

Shkatërrimi dhe dëmtimi gradual i funksionit të qelizave të imunitetit i bën individët e infektuar gradualisht pacientë imunodeficient, të ndjeshmëm për një gamë të gjerë të infeksionesh dhe sëmundjesh. Funksioni imun i organizmit matet nëpërmjet numërimin të qelizave të quajtura CD4. Faza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS, që mund të marrë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar në varësi të individit.

AIDS (apo SIDA siç e njohin disa) është përcaktuar si zhvillimi i kancereve të ndryshëm, infeksioneve apo manifestimeve të tjera të rënda klinike. HIV nuk është sinonim i AIDS. Një person i infektuar me virusin HIV, jo domosdoshmërisht është i sëmurë me AIDS; ai mund të jetë i infektuar me virusin HIV por mund të mos jetë i sëmurë me AIDS.

Parandalimi i HIV Rreziku i infektimit me HIV mund të zvogëlohet duke kufizuar ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut. Mënyrat kryesore për parandalimin e HIV-it përfshijnë:

Përdorimin e prezervativit

Përdorimi korrekt i prezervativit gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale ose anale mbron nga përhapja e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV. Studimet tregojnë se prezervativi mashkullor ka efekt të madh mbrojtës kundër HIV-it dhe IST-ve të tjera. Testimin dhe këshillimin për HIV dhe IST të tjera

Testimi për HIV dhe IST të tjera këshillohet për të gjithë personat e ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut. Në këtë mënyrë ata mësojnë shpejt dhe pa u vonuar statusin e tyre të infeksionit, mënyrat parandaluese të nevojshme dhe shërbimet e trajtimit. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon ofrimin e testimit edhe për bashkëshortët apo partnerët e personave të ekspozuar. Tuberkulozi është sëmundja më e zakonshme që ndeshet te njerëzit me HIV. Tuberkulozi është shkaku kryesor i vdekjes në mesin e njerëzve me HIV, përgjegjës për 1 në çdo 3 vdekje të lidhura me HIV-in. Zbulimi i hershëm i tuberkulozit, trajtimi i shpejtë i tij dhe përdorimi i mjekimit antiretroviral mund të parandalojnë këto vdekje. Prandaj këshillohet me forcë që shërbimet e testimit për HIV të integrojnë edhe testimin për tuberkuloz. Rrethprerjen mashkullore mjekësore vullnetare

Rrethprerja mashkullore mjekësore (syneti), kur bëhet në mënyrë të sigurt nga profesionistë shëndetësor të trajnuar mirë, zvogëlon rrezikun e infektimit te meshkuj me rreth 60%. Kjo është një ndërhyrje kyç në vendet me prevalencë të lartë të HIV-it.

Përdorimin e terapisë antiretrovirale (ARV) për parandalim

4.1 Terapia antiretrovirale si parandalim. Studimet kanë konfirmuar se nëse një person HIV pozitiv i përmbahet një trajtimi efektiv antiretroviral, rreziku i transmetimit të HIV-it te partneri i tij seksual i painfektuar mund të reduktohet me 96%. Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetit për të filluar mjekimin antiretroviral te të gjithë njerëzit që jetojnë me HIV, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e transmetimit të HIV-it. 4.2 Profilaksia para ekspozimit për partnerët HIV negativ.

Profilaksia para ekspozimit është përdorimi i përditshëm i barnave nga persona të painfektuar për të penguar marrjen e HIV-it. Në shtator 2015, Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzuesin për fillimin e terapisë antiretrovirale dhe profilaksisë para ekspozimit të HIV-it, i cili rekomandon përdorimin e terapisë për njerëzit në rrezik të konsiderueshëm infektimi, si pjesë e metodave të parandalimit.

4.3 Profilaksia pas ekspozimit për HIV është përdorimi i barnave antiretrovirale brenda 72 orëve të ekspozimit ndaj HIV-it për të parandaluar infeksionin. Profilaksia pas ekspozimit përfshin këshillimin, testimin për HIV dhe marrjen për 28 ditë të barnave antiretrovirale me një ndjekje të kujdesshme. Reduktimin e dëmit për përdoruesit intravenoz të drogës

Personat të cilët injektojnë droga mund të marrin masa paraprake kundër infektimit me HIV duke përdorur pajisjet sterile injektuese, përfshirë age dhe shiringa për çdo injeksion. Eliminimin e transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija

Transmetimi i HIV nga një nënë HIV pozitiv tek fëmija i saj gjatë shtatzënisë, lindjes apo ushqyerjes me gji quhet transmetim vertikal, apo nga nëna tek fëmija. Transmetimi i HIV nga një nënë HIV pozitiv tek fëmija mund të parandalohet gati plotësisht në qoftë se nëna dhe fëmija marrin barna antiretrovirale. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon mundësitë për parandalimin e transmetimit nga nëna tek fëmija, të cilat përfshijnë sigurimin e mjekimit antiretroviral për nënat dhe foshnjat gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhës pas lindjes, si dhe trajtimin gjatë gjithë jetës për gratë HIV pozitiv, pavarësisht nga niveli i CD4. Trajtimi i AIDS Sot infeksioni HIV mund të kontrollohet nëpërmjet përdorimit të terapisë antiretrovirale të kombinuar, e cila përbëhet nga 3 ose më shumë barna antiretrovirale.

Barnat antiretrovirale nuk kurojnë infeksionin HIV, por kontrollojnë shumimin e virusit brenda trupit të një personi dhe i mundësojnë sistemit imunitar të individit të fuqizojë kapacitetin për të luftuar infeksionet. Mjekimi me ARV zgjat jetën e të sëmurëve dhe rrit cilësinë e saj, duke e shndërruar AIDS-in në një sëmundje kronike.