BE dhe Kosova

BE-ja sërish ia rikujton Kosovës se duhet ratifikuar demarkacionin dhe luftuar krimin e organizuar

Këshilli për Stabilizim Asociim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbajti takimin e tij të parë më 25 nëntor 2016. Ky takim inaugurues shënon një fazë të rë të rëndësishme të marrëdhënieve BE-Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) më 1 prill 2016.

Bashkimi Evropian bëri me dije se MSA-ja është në thelbin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës. Ajo ofron kornizën kontraktuale në kuadër të së cilës BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin dhe do të kontrollojnë zhvillimet e marrëdhënieve të tyre. [Të dyja palët mirëpritën përzemërsisht nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Bashkimit, e cila do të ofrojë mundësi të reja për popullsinë e Kosovës, duke filluar nga hulumtimi deri te shkëmbimi i studentëve].

Gjatë takimit, pati diskutime mbi zhvillimet e fundit kryesore në lidhje me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen aktuale të kritereve ekonomike, bashkëpunimit financiar dhe zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, raporton Periskopi

Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti lansimin e Agjendës për Reforma Evropiane më 11 nëntor, e cila do të luaj një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e përpjekjeve të Kosovës për reforma, në fushat siç është qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrenca dhe klima e investimeve, si dhe punësimi dhe edukimi. Kjo do t’a ndihmojë Kosovën në zbatimin e obligimeve në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e reformave në fusha të ndryshme duke përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat ligjore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike dhe reformat ekonomike. Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti progresin e dukshëm të Kosovës të arritur në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. BE-ja nxit Kosovën për intensifikimin e punës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit më Malin e Zi dhe të vazhdojë të forcojë të dhënat mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e progresit në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve tanimë të arritura pa vonesë.

Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian. Komisioneri Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Evropian. Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.

Kosova*

Referencat për Kosovën janë pa paragjykim për pozicionin mbi statusin. Ato janë në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës./ Periskopi