Ja ngjyrat e modeleve të reja iPhone 8

Periskopi.com Tech/Auto

Apple ka prezantuar iPhone 8, i cili për nga masa ngjason me iPhone 7.

Telefoni i ri ka shumë opsione të reja, përfshirë edhe kamerë më të mirë dhe procesor më të shpejtë.

Tetëshi i shumëpritur ka ekran retina prej 4,7 inç, ndërsa në ofertë do të jetë edhe iPhone 8 Plus me 5,5 inç, transmeton KP.

Sikur edhe te gjeneratat e kaluara, iPhone 8 ka një kamerë, derisa ai më i madh ka sistem dual të kamerës.

Të dy pajisjet do të jenë të pranishme nga data 22 shtator dhe do të kenë ngjyrat silver, space grey dhe pink-gold.