15109630-1812824145663034-5535877706501084622-n

Ja nga dora e kujt u vranë Isuf Haklaj dhe Sebahate Tola, sipas Bajram Gecajt

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal ka thënë se Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj janë vrarë nga dora kriminale e urdhëruesve anti-kombëtarë.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë koment e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, teksa i ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga fshati Raushiq e Pejës, ku edhe u përurua një pllakë përkujtimore për ish-policët.

Tolaj e Haklaj janë vrarë 13 vitë më parë, më 24 nëntor të vitit 2003.

“Nga shënimi i 13 vjetorit të vrasjes së tezakut Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj nga dora kriminale dhe urdhëruesit anti-kombëtarë….lavdi dëshmorëve”, ka shkruar ai.