Ja me çka merret Geti kur Marina është në emision

Periskopi.com Showbiz

Reperi Getoar Selimi është kurorëzuar me moderatoren Marina Vjollcën me datë 10 shtator.
Çifti kishin organizuar dasmën në Gjirin e Lalëzit në Durrës, me të ftuar familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre, të cilët u kujdesën që ajo ditë të jetë e paharruar për çiftin, shkruan lajmi.net.

Pas dasmës dhe pushimeve, Marina dhe Geti ia rikthyer angazhimeve në profesionet e tyre, Geti në muzikë dhe Marina në moderim.

Kjo e fundit ka dy javë që ka nisur emisionin “C’est la vie”, në të cilin po zhvillohet garë këndimi mes disa prej fytyrave publike.

Derisa ajo është duke drejtuar emisionin, Geti merret me diçka tjetër dhe këtë gjë e tregonte më së miri një fotografi që ai publikoi të dielën në kohën kur transmetohej programi i Marinës.

Fotografia ishte shkrepur në palestër ku reperi po ushtronte për të arritur format e dëshiruara trupore.