Ja 15 të fshehta dhe çudira që s’i dinit për masturbimin… dhe çfarë i shkakton trupit tuaj

Periskopi.com Shëndeti

 1. Nga e merr emrin

E bëjmë që fëmijë, madje që në barkun e nënës. Psikanaliza e ka përcaktuar si një nga fazat naturale të jetës seksuale. Edhe mjekësia e ka pranuar auto-erotizmin. Megjithatë argumenti mbetet tabu: flitet pak dhe gjithnjë me një farë sikleti. Edhe vetë termi “masturbim” do të thotë “të përdhunosh me dorë”, pra diçka negative.

 

2. E gjeje edhe tek njeriu primitiv

Edhe gratë primitive u dedikoheshin kënaqësive të dorës: në 2005, në shpellën e Hohles Fels (Gjermani) u gjet një penis prej guri që datonte 28 mijë vjet më parë (shih foton): lodra e parë seksuale në histori. Në muzeun e kulturës antike seksuale në Shangai është ekspozuar një penis i gjelbër që daton 4 mijë vjet më parë. Në Kinë, masturbimi konsiderohej i padëmshëm për gratë, por i rrezikshëm për burrat, sepse harxhonte energji jetësore. Sot ndodh krejt e kundërta: masturbimi femëror është më tabu se ai mashkullor.

3. Tabu për disa, e natyrshme për të tjerët

Për shumë besime fetare antike universi filloi me një akt auto-erotik. Atum, perëndia egjiptiane e krijimit, i gjeneroi qeniet e para përmes spermës së tij. Dhe kjo është një nga arsyet pse masturbimi është tabu: vetë-mjaftueshmëria seksuale është një prerogativë hyjnore. Në antikitetin klasik, masturbimi konsiderohej një praktikë e natyrshme. Filozofi Diogjeni “Ciniku” (. Shekull IV.) masturbohej në publik, sepse për të ishte një nevojë fizike si çdo tjetër. Galeni i Pergamos, mjek i cili jetoi në shekullin e dytë, masturbimin e këshillonte tek njerëzit për të rregulluar prodhimin e lëngjeve të trupit dhe grave për të zgjidhur çrregullime nervore. Stoikët lartësouan “erosin e bërë vetë” si një shprehje të vetë-mjaftueshmërisë. Në foto, një njeri i shthurur duke luftuar me masturbimin, në një vazo pes shekullit të gjashtë.

4. Bibla dhe Onaizmi

Bibla, nuk flet: onanizmi (një sinonim për masturbimin) rrjedh nga Onan, personash i Zanafillës. Por ai ishte në fakt i dënuar nga Perëndia jo për masturbim, por për ndërprerje të aktit seksual: shpërndante farën për të mos pasur fëmijë nga Tamar, e veja e vëllait të tij, me të cilën ishte martuar. Në foto, Onani dhe Tamara, në një pikturë 1892 nga Alexandre Cabanel.

5. Mëkat apo mjet kundër depresionit?

Krishtërimi, në fillim, e injoroi masturbimin duke u limituar në përcaktimin e tij si një “zbutje” të shpirtit. Më pas u përcaktua edhe si një çrregullim moral. Shën Tomasi i Akuinit në shekullin e tetëmbëdhjetë e futi në mesin e mëkateve të rënda kundër natyrës (përdorimi i qëllimshëm i seksualitetit jashtë marrëdhënieve normale bashkëshortore në thelb kundështon qëllimin e tij). Por paralajmërimi u shkel: në vitin 1621 mjeku anglez Robert Burton, në traktatin e tij “Anatomia e Melankonisë” e këhsillonte për gratë në depression.

6. Në ‘700-ën bënte “shkencërisht” keq

Në 1760 doli libri “Onaizmi” i mjekut zviceran Samuel Tissot, i pari traktat “shkencor” në të cilin renditeshin dëmet që shkaktonte masturbimi. Kënaqësia e vetmuar shkaktonte verbërinë sepse nga masturbimi humbej zink, një element që e mbronte syrin nga drita. Autoerotizmi i bënte të dobët sepse me farën shpërndahej energji jetësore. Dhe duke qenë se orgazma ishte e ngjashme me një shkarkesë epileptike, besohej se masturbimi shkaktonte epilepsinë.

7. Në fund të bën të pasur (bën të tjerët)

E para fushatë e vërtetë kundër masturbimit nisi në Angli më 1712 për çështje tregu. Një mjek, ndoshta John Marten, (pamfleti doli anonym), publikoi “Onaninë”, një traktat në të cilin ekspozoheshin rreziqet pë rata që përdornin dorën. Ofronte edhe mjekime “duhan aromatik” si tonik, “pluhur forcues” me bazë bimore për rimarrë veten pas një orgjie të gjatë me veten. Me pak fjalë, lindi për të bërë para falë moralit. Traktati pati sukses të madh dhe fushata kundër autoerotizmit mori vrull. Për më tepër, në kohën e Iluminizmit praktika u dënua sepse nxiti instiktet në kurriz të arsyes dhe favorizonte vetmimë përkundrejt jetës së shëndoshë sociale. Dhe dëmtonte ekonominë: prekja ishte humbje e fuqive.

 

8. ‘Corn Flakes’ u shpikën për të luftuar mastrurbimin

Një nga kundështarët kryesore të masturbimit ishte amerikani John Harvey Kellogg, i lindur më 1852, vëllai i themeluesit të dinastisë së drithërave. Si mjek, ai mbrojti të ushqyerit me fibra pikërisht për të luftuar autoerotizmin si “krim i neveritshëm”. Edhe bashkëkohori Sylvestre Graham, nga Konektikat, shpikës i “crackers” me sheqer, studuoi një dietë… për të qetësuar shpirtrat e nxehtë.

 

9. Edhe kafshët e bëjnë vetë

Masturbimi nuk është vetëm një prerogativë njerëzore. Edhe kafshët e bëjnë. Disa, madje, shpesh dhe në mënyrë të rregullt.

  • Majmunët masturbohen me dorë, meshkujt sidomos e bëjnë para femrave apo të njerëzve që po bëjnë seks.
  • Delfinët e prekin penisin mbi kurrizin e breshkave ose ndaj një presioni ritmik uji (në pishina për shembull)
  • Qentë, kuajt dhe gomerët e prekin penisin në barkun e tyre (drerët tek pemët).
  • Qentë femra, pelat, macet dhe lopët i shijnë organet në tokë, pas pemëve apo objekte të tjera gjatë periudhës së mbarsjes.
  • Gjelat, nganjëherë, imitojnë marrëdhënie seksuale me një pulë, derisa arrijnë masturbimin.

10. E riverësuar nga mjekësia

Autoerotizmi (një term i shpikur në vitin 1899 nga seksologu i njohur britanik Havelock Ellis) është rivlerësuar nga mjekësia: sipas “Cancer Council Victoria” në Melburn, “të prekesh redukton deri në 65 % rrezikun e kancerit në protstatë (kufizon akumulimin e farës). Tek gratë ndihmon në marrjen e ekografive më të sakta, duke favoriuzuar rrjedhjen e gjakut në vaginë. Të gjitha statistikat tregojnë se gratë e zbulojnë autoerotizmin më vonë se meshkujt. Kjo për shkak se organet gjenitale femërore janë më të vështira për “t’u eksploruar”.

 

11. Kënaqësia në art

Në piktura të ndryshme të viteve ‘700 aluzioni për masturbim ishte pak a shumë i dukshëm. Por në vitet ‘900 ndodh që masturbimi “zhdoganohet” nga arti. Në vitin 1913 piktori austriak Gustav Klimt e lartësoi vëtëmjaftueshmërinë erotike të grave në piktura të ndryshme. Në vitet ’20 në Paris, surealistët si André Breton dhe Luis Buñuel, u takuan në shtëpitë për rituale kolektive autoerotike, si një akt antikonformizmi. Dhe Salvador Dalí iu përkushtua kënaqësisë së vetmuar në një nga veprat e tij më të njohura, “Masturbatori i Madh” (në foto poshtë). “Vesi sekret” u shndërrua në performancë: në vitin 1972, artisti italiano-amerikan Vito Acconci, fshehej nën bodrumin e një galeri arti Neë York dhe masturbohej duke i treguar audiencës, nëpërmjet një altoparlanti, fantazitë e tij erotike. Puna (live) titullohej “Mbjellësi i farës” dhe në vitin 2005 u përsërit nga Marina Abramovic.

12. Kukullën e parë seksuale e donte Hitleri? 

Një nga modelet e para të kukullës plastike me fryrje në histori duket se e ka dashur Adolf Hitler: e porositi nga mjeku danez Olen Hannussen, për ushtarët nazistë. Duhet që patjetër të ishte arjane: e gjatë, bionde, sytë blu e lëkurë të bardhë. Fyhreri nuk pati kohë për ta kolauduar. Historia, e treguar nga historianë të ndryshëm, në fakt është false. “Kukullat seksuale” ishin në përdorim në Europë që në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Në vitet ‘600 u shpërndanë “zonjat e udhëtimit”, kukulla lecke me madhësinë e njeriut të realizuara me materiale të vafra, rroba të përdorura. Shoqërueset e veçanta gjendeshin tek marinarët (gratë nuk merreshin në anije, pasi konsideroheshin bartëse fatkeqësish”.

 

13. Çfarë thonë kërkuesit: Truri

Kërkuesit shkencorë të Universitetit “Rutgers” në SHBA, i cili vuri 9 gra që po masturboheshin nën rezonancën manjetike. Ai zbuloi se në hapat që çuan në orgazëm “ndizeshin 30 zona të trurit, përfshirë ato të të prekurit, kujtesës, shpërblimit dhe dhimbjes”.

14. Çfarë thonë shkencëtarët: Shëndeti

Kush masturbohet (ose bën seks) do të sëmuret 30 % më pak. Rritje e pragut mesatar të dhimbjes gjatë masturbimit, sipas hulumtimit, për sistemin imunitar dhe rritje e vazhdueshme e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut. Madje zgjatet edhe jeta: rezulton se përqindja e vdekjes në 10 vitet e mëpasme është më e vogël tek ata që kanë më shumë orgazma se tek ata që kanë më pak.

15. Çfarë thonë shkencëtarët: Neurobiologjia

Shkencëtarët e universitetit të Groningen, në veri të Hollandës, mendojnë se dopamina e prodhuar nga masturbimi mund të ndihmojë për të kuruar sindromën e këmbëve që nuk çlodhen. Ndërsa sipas neurologëve të universitetit të Munster, ajo ndihmon në luftimin e migrenës dhe lehtëson dhimbjet menstruale./Marrë nga Focus Magazine/

Reklamë
Reklamë