online-channel-powered-by-call-centres

Italia mbyll “Call Center”, mbeten pa punë 25 mijë shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Parlamenti italian në datën 23 nëntor ka aprovuar ligjin, i cili do të ndalojë funksionimin e Call Center në vendet që nuk janë pjesë e BE, siç është Shqipëria. Pas një séance maratonë, komisioni i posaçëm ka dhënë “Po”-në e parë për projekt-buxhetin 2017-2019 në Itali. Në këtë ligj janë miratuar dhe votuar plot 241 modifikime në thuajse çdo sektor, ndërsa ai që do prekë negativisht vendin tonë është vendimi për sektorin Call Center, ku janë të punësuar mbi 25 mijë vetë, ndërsa pjesa dërrmuese e pronarëve janë italianë. Ndërsa ky vendim pritet të zhvendosë këto biznese drejt Rumanisë, shtet i BE-së, ku dhe tregu i punës është më i lirë se sesa vendet e tjera të Unionit.

Detyrimet

Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia. Në këtë nen thuhet : “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës, 30 ditë përpara”. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale.

Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori Italian përpara hyrjes në fuqi të Parlamenti italian rikthen ligjin e vjetër kundër biznesit Call Center në vendet jashtë BE-së. Ligji nuk favorizon aspak pronarët e mëdhenj, të cilët pritet të zhvendosen nga Shqipëria Vendimi i Italisë për Call Center, 25 mijë shqiptarë rrezikojnë punën këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”. Sindikatat nga ana tjetër, deklarojnë se, ky është hapi i parë drejt rregullimit të sektorit. Ligji i miratuar mbrëmjen e së enjtes bën kështu operativ ligjin e vjetër të vitit 2012. Nga ana tjetër, ligji specifikon se qytetari duhet të informohet nga operatori, se nga cili vend po komunikon, dhe në rast se nuk e bën këtë gjoba e paracaktuar arrin në vlerën e 150 mijë eurove. Për më tepër, në rast se qytetari informohet se operatori lokalizohet në një vend jashtë Unionit, ai ka të drejtë të kërkojë një operator tjetër, që gjendet brenda Bashkimit Europian.

Ligji italian

Ligji i ri i cili pritet të marrë edhe votën përfundimtare të Senatit në 6 dhjetor, synon të kufizojë shpërnguljen e Call Center nga Italia drejt vendeve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Ky modifikim i ligjit ka për synim krijimin dhe shtimin e vendeve të reja të punës në shtetin përtej Adriatikut, i cili sot numëron rreth 80 mijë punonjës, por me një llogaritje që kanë bërë zyrat e statistikave atje, vetëm në 5 vitet e fundit, janë zhvendosur off-shore, në vendet jashtë BE-së, rreth 200 mijë persona. Kjo ka bërë që Italia të shënojë gjatë kësaj periudhe një prej normave më të larta të papunësisë së të rinjve, çka bie në kontrast me vendet si Shqipëria, të cilat kanë shënuar ecuri pozitive në këtë aspekt. Thirrja për të votuar këtë ndryshim nuk është e vonë, pasi prej kohësh sindikatat i kanë bërë presion qeverisë të reflektojë për të ndalur eksodin e të rinjve, të cilët në vendet e Europës e kanë pasur shumë më të lehtë për t’u futur në tregun e punës për shkak të gjuhës italianë, që komunikohet për reklamimin e produkteve, për të cilin edhe paguhen.

Shqipëria e rrezikuar

Me paketën e re, sipërmarrësit italianë kanë disa mundësi për të vendosur për lokacionin e bizneseve filiale, por më favorizuese duken vende të tilla si Rumania dhe Sllovenia, të cilat janë shtete të BE-së, por kanë taksa shumë më favorizuese se Italia. Rritja progresive që u shënua në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit, tashmë rrezikon të prekë fundin. Numri i qendrave telefonike në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre Call Center më të mëdha në vend. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, dhe dyfishohen për menaxherët.