photo-1

Ish-shefi i ATK-së flet për vendimet e jashtëligjshme të administratës

Sonte në emisionin “Puls” u shpalosën shumë probleme në Administratën Tatimore nga ish-menaxher i operativës dhe ish-shef i njësisë së hetimeve në ATK dhe profesor universitar, Remzi Ismajl

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, sfidat kryesore që i ka ATK-ja janë mbledhja e tatimeve, fiskalizimi, lojërat e fatit dhe procedura e njësisë së hetimeve.

“Shpesh ka pas vendime të jashtëligjshme në ATK nga ana e menaxhmenteve që ishte edhe rutinë nga drejtorët. P.sh. memorandumi më AKP-në po ashtu ishte vendim i jashtëligjshëm. Janë edhe njohja e faturave nga firmat fiktive. Kjo është bërë me dijeninë e ATK-së edhe pse ishte e jashtëligjshme, me vendim të 5 drejtorëve të atëhershëm në ATK është bërë ky pranim”; ka thënë Ismajli.