oliver-ivanovic-beta

Ish-gjyqtari: Rrethanat nuk lejuan hetimin e Ivanoviqit në vitet 1999-2000

Tre dëshmitarë e kishin përmendur emrin e Oliver Ivanoviqit kur ishin marrë në pyetje nga organet e hetuesisë në vitin 1999-2000, në kohën e UNMIK-ut. Kishin thënë se ai ka qenë pjesëmarrës në disa krime që ishin kryer nga serbët ndaj popullsisë civile shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Me gjithë deklaratat e tyre, nuk ishte marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj Ivanoviqit. Për këtë ngjarje, ka dëshmuar të martën ish-gjyqtari Mahmut Halimi, gjatë një seance të veçantë ku janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve në Gjykatë të Apelit.

Ai ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë vendimi për fillimin e hetimit ndaj Ivanoviqit në atë kohë. Madje, sipas Halimit, rrethanat nuk kanë lejuar për ta zhvilluar një hetim të tillë.