iphoni-bie-ne-liqenin-e-ngrire-gjendet-pas-nje-viti-dhe-punon-serish-foto-780x439

iPhone bie në liqenin e ngrirë, gjendet pas një viti dhe punon sërish (Foto)

Michael Guntrum ka qenë duke peshkuar në një liqe të ngrirë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, kur i ka rënë iPhone nga xhepi dhe ka hyrë në vrimën ku ishin vënë grepat.

Periskopi.com Fun

Ai ka menduar se telefoni që i ra në ujë në mars të vitit të kaluar, ka humbur përgjithmonë dhe e ka blerë një tjetër, transmeton Telegrafi.

Por, pasi uji i liqenit është tharë, në atë vend ka shkuar Daniel Kalgren, që kërkon gjësende të ndryshme me detektorin e metalit. Ai e ka gjetur pajisjen e zgjuar nën disa centimetra baltë dhe e ka marrë me vete.

screenshot_1

Gjendja e telefonit në momentin kur është nxjerrë nga balta

Pasi e ka pastruar dhe e ka vënë në oriz për disa orë, e ka lidhur kabllon për mbushje dhe telefoni është ndezur.

Me të parë se kush është pronari, Kalgren e ka kontaktuar për ta njoftuar për gjetjen që ka bërë në liqe.

screenshot_2

iPhone i pastruar dhe me bateri të mbushur

Tani që Guntrum e ka një telefon tjetër, këtë iPhone 4 që punon si më parë do të ja falë nënës. /Telegrafi/