kombibuset-070315

Inspeksioni konfiskon në kryeqytet mbi 400 automjete transporti pa leje

Sektori i rendit në kuadër të Drejtorisë së Inspeksionit të Prishtinës, ka konfiskuar më shumë se 400 automjete transporti pa leje dhe në 300 raste ka konfiskuar mallrave të tjera dedikuar për shitje, në mënyrë të paligjshme, gjatë 10 muajve të parë të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Adonis Tahiri, zyrtar shtypi në Komunën e Prishtinës, ka thënë se këto punë janë kompetencë e Sektorit të rendit komunal, i cili është i veçantë në kuadër të Drejtorisë së Inspeksionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Inspektorët e këtij sektori, megjithëse në numër të vogël, janë të ndarë nëpër zona të caktuara, si në qytet, ashtu edhe në fshatra të Prishtinës dhe në vazhdimësi marrin masa ndaj parregullsive që hasin”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të këtij sektori, janë 211 raste të largimit dhe konfiskimit të mallrave nga shitësit ambulantë, si edhe 290 raste të konfiskimeve të mallrave të ndryshme të ekspozuara pa leje në hapësira publike.

Ai ka shtuar se po ashtu, përgjatë inspektimeve të përditshme, deri në fund të tetorit janë konfiskuar 431 automjete që kanë kryer shërbime transporti pa leje.