01ed9f9c0c457be7e83e187cb7d5cb6e

Impresiononi prindërit e tij! Këto janë gjashtë këshillat se si ta bëni këtë

Me siguri çdo person i ri përjeton rrëqethje kur partneri apo partnerja i dërgon porosinë që tani është koha e duhur për t’u njohur me prindërit e tyre.

Periskopi.com Limonada

Pos që kjo do të thotë se si lidhja juaj është serioze, patjetër duhet të përgatiteni për takimin në të cilin do të jeni nën vështrim të ashpër, transmeton Telegrafi.

Përshtatuni situatës dhe lini përshtypje të mirë. Kjo është e gjitha që kërkohet nga ju!

Shikoni disa këshilla se si të impresiononi prindërit që me atë rast të mos përjetoni ngërçe stomaku.

  1. Dërgoni dhuratë
    Dhurata është “biletë” hyrëse më se e sigurt, madje edhe nëse i dashuri juaj thotë që prindërit e tij nuk presin asgjë nga dhuratat, pra mos shkoni duarthatë. Nëse shkoni vetëm për darkë, dërgoni lule, desert apo një shishe verë. Nëse prisni që të qëndroni më gjatë, atëherë merrni ndonjë çokollatë apo libër apo diç që do t’i bënte të interesuar.
  2. Respektoni kodin familjar të sjelljes
    Po qe se familja e tij i do formalitetet, zgjidhni këtë kombinim – fermerka të ngushta, fustan apo fund deri te gjunjët dhe pjesën e sipërme pa dekolte të theksuar. Nëse nuk jeni të sigurt për stilin e tyre, vishuni në mënyrë konservatore, kjo është më e sigurt.
  1. Lavdërojeni shijen e mirë të mamasë së tij
    Ju do të jeni në terrenin e tij, andaj falënderojuni për atmosferën mikpritëse të cilën jua kanë ofruar: jepni ndonjë kompliment për akuarelin e fundit të cilin e ka bërë, për dekorimin e shtëpisë apo për ushqimin që e ka gatuar.
  2. Thoni se sa është i mrekullueshëm biri i tyre
    Familjarët e të dashurit tuaj dëshirojnë që ta admironi djalin e tyre, sikur edhe ata vetë. Lavdërojeni për mënyrën se si po sillet ai ndaj jush dhe thoni që jeni krenare për diçka të mirë që ka bërë kohëve të fundit.
  3. Kontrolloni shpërthimin e butësisë
    Do të jenë të mrekulluar kur të binden që ju vërtet e dashuroni, mirëpo nuk do të dëshironin që t’ju shihnin duke e puthur dhe duke u hedhur në shtrat. Nëse ia vini dorën në krah apo e puthni në faqe, do të jetë në rregull, mirëpo diçka më shumë se kjo do të mund t’i ofendonte.
  4. Ofroni ndihmën tuaj
    Bashkojuni në larjen e enëve apo në rregullimin e dhomës. Kështu u bëni me dije që po e respektoni mundin e tyre të cilin e kanë investuar për t’ju gostitur. Kur u ndihmoni të rregullojnë tavolinën, atëherë u tregoni që dëshironi t’i bashkoheni familjes. /Telegrafi/