Imazhe të rralla nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA (Foto)

Periskopi.com Galeria

Akrepat e orës vazhdojnë të mos lëvizin dhe janë ndaluar në 9:30. Ky gjest është bërë për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ku organizata terroriste Al-Qaeda rrëmbeu aeroplanët e “American Airlines”, dhe goditën Kullat Binjake dhe Pengtagonin.

Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të harrojnë të martën e 11 shtatorit të vitit 2011, ku një seri e sulmeve të koordinuara terroriste, lanë të vdekur tre mijë persona dhe ndryshuan botën përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa shteti më i fuqishëm në botë po përkujtonte sot viktimat e sulmeve të përgjakshme që ndodhën 16 vite më parë, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar disa fotografi të rralla nga këto sulme.

Në këto fotografi shihet edhe presidenti amerikan George W. Bush vetëm disa ditë pas sulmit terrorist.