Ibrahimovic refuzon ofertën nga La Galaxy, dëshiron qëndrimin në Premier Ligë (Foto)

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic ende nuk është bërë e ditur.

Ibrahimovic për momentin është lojtar i lirë, pasi atij nuk iu vazhdua kontrata nga Manchester United.

 

Arsyeja ishte lëndimi që e kishte pësuar në fund të sezonit dhe që ky lëndim do ta mbajë atë jashtë fushave të gjelbërta deri në fillim të vitit 2018.

Por ditëve të fundit janë shtuar zërat se ai mund të rikthehet në Old Trafford.

Trajneri portugez, Jose Mourinho në konferencën për shtyp kishte deklaruar se Utd e ka derën e hapur për Ibra-n dhe se mund t’i ofrohet një kontratë e re.

 

35 vjeçari është duke u shëruar nga lëndimi në gju në qendrën stërvitore të United, Carrington.

Qëllimi i Ibrahimovic është të vazhdoj kontratën edhe për një vit tjetër me ‘Djajtë e Kuq’, pasi dëshiron të fitojë trofe në Angli.

Ai besohet se ka refuzuar një ofertë të majme nga klubi amerikan, La Galaxy. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë