gjykata

Ibrahimi dhe Hyseni, pos Supremes synojnë edhe kreun e Gjykatës Themelore

Hamdi Ibrahimi dhe Bashkim Hyseni e synojnë edhe një mandat katërvjeçar të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përkatësisht të Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Ibrahimi, bashkë me Hysenin janë në garë edhe për gjyqtar në Gjykatën Supreme, i cili proces është në përfundim e sipër.

Gjithsej 38 gjyqtarë kanë aplikuar për postin e kryetarit në të gjitha gjykatat themelore të Kosovës, kurse tre gjyqtarë për postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, pas hapjes së konkursit së fundi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Performansa katërvjeçare e kryetarëve të gjykatave nuk është komentuar individualisht nga njohësit e çështjeve juridike, por sistemi ku kanë shërbyer kandidatët. Kanë thënë se sistemi gjyqësor ka dështuar në arritjen e objektivave kushtetuese dhe ligjore për ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët.