Ibrahim Rexhepi

Ibrahim Rexhepi lëvdata për Behgjet Pacollin tash që hyri në partinë e tij

I sapoaderuari në Aleancën Kosova e Re, Ibrahim Rexhepi ka treguar arsyet se përse iu bashkua partisë së Behgjet Pacollit.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e ka bërë përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Shënimi i plotë i Rexhepit:

Nëse din, bëje !

Në ditën e parë të shkurtit 2017 bëhen plot 40 vjet prej kur jam në gazetari. Dyzet vjet prej kur jam marrë me zhvillimet vetëm në rrafshin ekonomik. Kam raportuar gati nga secila ndërmarrje e vendit, kam kritikuar e më shpesh kam dhënë vërejtje, kritika e sugjerime. Këtë relacion e kam mbajtur edhe me të gjitha qeveritë e Kosovës.

Tani ka ardhur momenti kur më është dashur t’i them vetes: Nëse vërtetë din, atëherë bëje ! Bëje për të mirën e vendit dhe të popullit.

Kam vlerësuar se vendi më i përshtatshëm ta bëjë atë që e dijë është Aleanca Kosova e Re dhe programi i saj që bazohet në zhvillimin ekonomik e punësim.

Besoj se kjo mund të arrihet me vullnetin dhe angazhimet që kam, si edhe me përkrahjen e presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.