Hyseni

Hyseni nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në një intervistë për Rubikon të KTV-së lidhur me kërkesën për dorëheqje të tij ka thënë se përgjegjësisë nuk do t’i ik asnjëherë.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se fillimisht institucionet duhet të hetojnë rastin dhe varësisht prej të gjeturave do të merren edhe përgjegjësitë.

“A po kërkohet drejtësi këtu apo heqje kokash, pyetja ime është shumë e thjeshtë, unë mendoj që duhet kërkuar drejtësi e pastaj varësisht prej të gjeturave, vijnë edhe tjerat”, ka thënë ai.

“Asnjëherë nuk do të iki prej përgjegjësisë. Duhet absolutisht të krijojmë një hapësirë minimale që t’i lejmë ato institucione ta kryejnë punën e vetë. Nuk kemi kohë me kry punën shumë, por për të kërkuar përgjegjësi individuale kemi kohë”, shtoi tutje Hyseni