Huffington Post: Kosova, një thesar i njerëzimit në Ballkan

Periskopi.com Intervista

Vendi më i ri në Evropë është mrekullia e lindur nga hiri perandorak dhe zhurma e ish-Jugosllavisë. Historia e saj është aq e pashembullt ashtu siç është e dhimbshme. Gjatë dy mijëvjeçarëve, Kosova u gëlltit nga Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane përpara se të kalonte në Mbretërinë dhe më vonë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Kombi i vogël ende në pritje të certifikatës ndërkombëtare të lindjes është një koleksion i paradokseve. Me një shumicë dërrmuese të shqiptarëve sipas përkatësisë etnike, rrënjët e kulturës dhe gjuhës së saj arrijnë në thellësitë e një fisi të lashtë ilir. Për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, popullata kosovare u mbajt nën kthetrat e Serbisë deri në vitin 1999. Kur pjesa tjetër e Bllokut Lindor po kalonte drejt demokracisë dhe tregut të lirë, Kosova po fillonte luftën e saj për liri.

Gjatë kohës së shkatërrimit të Ballkanit nga lufta, bota mori një qëndrim. Pas vitit 2000, u vendos që opsioni më i sigurt dhe i vetëm për Evropën ishte një Kosovë e pavarur dhe sovrane. Megjithatë, historia e trazuar dhe shumë e re vazhdon të pengojë ngritjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, vendi mbetet me shpresë. Fakti që gjendja dhe ekonomia e saj ende janë duke marrë këmbët, kjo nuk përbënë pengesë për të kufizuar potencialin e kapitalit njerëzor të Kosovës apo për ta zbehur freskinë e vizionit të saj.

  1. Lirim Greiçevci ndan njohuritë e tij për rrugën e mprehtë të Kosovës drejt pavarësisë pasi ai ka qenë pjesë e saj që nga fillimi. Ndërsa ai flet për marrëdhëniet e vështira me Serbinë kokëfortë, një mesazh lartësues del nga reflektimet e tij. Njerëzit që mishërojnë integritetin dhe kombinojnë dhembshurinë me praktikën, gjithmonë hasin një vëmendje të madhe dhe një dorë që ndihmon. Kosova shërben si një kujtesë se urrejtja dhe frika kanë këmbë të shkurtra, ndërkohë që falja, toleranca dhe durimi i përkasin rrugës drejt paqes dhe suksesit.

Ishim pjesë e Perandorisë Otomane për 500 vjet dhe shumë njerëz u kthyen në Islam

Kosova dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake, pastaj Perandorisë Bizantine dhe më pas u pushtua nga Osmanët. Kemi qëndruar nën kontrollin e tyre për 500 vjet. Para kësaj, shqiptarët e Kosovës ishin kryesisht të krishterë. Pasi u integruam në sferën osmane, shumica e njerëzve u kthyen në kulturën dhe fenë e saj. Kjo ishte mënyra e vetme që ne mund të merrnim pjesë në jetën publike të perandorisë. Është gjithashtu arsyeja pse aleanca me Perandorinë Osmane ishte aq e fortë për ne.

Nuk kishte lëvizje kombëtare autoktone brenda vendit

Dobësitë ishin se nuk kishte bazë për intelektualët që të rriteshin, brenda kulturës sonë në shtëpi. Osmanët nuk kanë lejuar shkollat ënë gjuhën shqipe.

Osmanët u panë si mbrojtës

Kur vendet e tjera të Ballkanit u bashkuan me Rusinë në prag të Luftës së Parë Botërore, shqiptarët e gjetën veten në një situatë shumë të ndërlikuar. Nga frikë se ata do të humbnin territorin e tyre nga vendet fqinje, populli ynë vendosi të bashkohej me osmanët. Ne nuk ishim pjesë e luftës rajonale kundër perandorisë së tyre, prandaj kur fuqitë e mëdha ndanë Ballkanin, shqiptarët e paguan çmimin.

Fati ynë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore ishte i ndryshëm nga ai i shumicës së rajonit

Ne nuk u liruam si të tjerët, por u nënshtruam. Territori i Kosovës u pushtua nga Mbretëria e Serbisë në vitin 1912. Që nga ai çast, liria jonë u shtyp në mënyrë të pamëshirshme. Shpronësimi i tokës, deportimet, burgosja, mungesa e mundësive për mbijetesë dhe suprimimi i arsimit ishin normë. Është zbatuar një politikë e qëllimshme e kolonizimit. Qëllimi ishte të nxiste shqiptarët të braktisin Kosovën. Shumë komunitete lokale u zëvendësuan nga serbët. Kjo ndryshoi përbërjen etnike të Kosovës.

Kosova u mashtrua në  Luftën e Dytë Botërore

Ekzistonte një konsensus i përgjithshëm se Kosova do të vendoste fatin e saj pas luftës. Por fakti që disa shqiptarë të Kosovës mbështetnin gjermanët dhe italianët gjatë luftës, shërbeu si një justifikim për të na mbajtur në Jugosllavi me forcë.

Ne kurrë nuk ishim të kënaqur në Jugosllavi

Kishte demonstrata dhe kryengritje në vendin tim derisa Presidenti Tito e bëri Kosovën një provincë autonome. Në këtë periudhë edukimi lulëzoi, fabrikat u hapën, pati një ringjallje kombëtare. Por kur vdiq Tito në vitin 1980, serbët filluan të suprimojnë autonominë. Përfundimisht, çdo shpresë për sovranitet u shfuqizua në vitin 1989 dhe shqiptarët e Kosovës u dëbuan nga e gjithë jeta institucionale.

Ne krijuam një shtet paralel brenda shtetit

Ne mbajtëm një referendum të pavarësisë në vitin 1991, por nuk u përfill. Kosova pastaj bëri përpjekje me rezistencën paqësore dhe mosbindjen civile. Ne drejtuam shkollat ëtona, spitalet dhe kishim një qeveri në mërgim në Gjermani. Nga frustrimi se rruga paqësore nuk po funksiononte, një grup i fshehtë formoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Serbia reagoi menjëherë me represione. Masakra dhe djegia e shtëpive, çuan në zhvendosjen e një milion njerëzve.

Përfundimisht, në vitin 1999 ishte një marrëveshje paqeje e lehtësuar nga bashkësia ndërkombëtare

Ne e pranuam marrëveshjen e paqes, por serbët e hodhën poshtë atë. Ata ndërmorën një mision për deportimin e pothuajse të gjithë popullsisë në Shqipëri, ata vranë 10,000 njerëz, dogjën 100,000 shtëpi, përdhunuan 20,000 gra. Si rezultat, bashkësia ndërkombëtare vendosi të bombardojë Serbinë dhe Kosovën për 78 ditë. Vetëm atëherë Serbia u tërhoq dhe Kosova u vendos nën patronatin e OKB-së për 7 vjet.

Duhej të ndërtonim vendin nga zeroja

Kjo përfshinte institucionet, legjislacionin dhe sistemin arsimor. Ne jemi me fat që kemi shumë të rinj që janë arsimuar në disa nga universitetet më të mira të botës, dhe që janë kthyer për të ndihmuar ndërtimin e Kosovës.

Shpallja e pavarësisë

I dërguari i posaçëm i OKB-së i ngarkuar me rekomandimin e një zgjidhjeje përfundimtare për Kosovën vendosi që pavarësia ishte alternativa më e mirë. Për fat të keq, Rusia vuri veton ndaj kësaj zgjidhjeje. Kishim mbetur vetëm me një mundësi – për të shpallur vetë pavarësinë e Kosovës. Kjo është ajo që ne bëmë në vitin 2008.

Ne nuk e dëshironin pavarësinë si një çështje prestigjesh

Pavarësia ishte mënyra e vetme që Kosova mund ta mbronte lirinë e saj. Ne kurrë nuk do të lejojmë që Serbia të vendosë të ardhmen tonë për ne, pas asaj që na kanë bërë.

Lidhjet e vjetra na ndihmuan

Aleanca e kaluar me Perandorinë Osmane nënkuptonte që Turqia na ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Ajo loboi për ne në mesin e vendeve muslimane. Ne kemi një lidhje të mirë tregtare me Turqinë dhe bizneset turke nuk kanë frikë të investojnë në Kosovë. Nga ana tjetër, investitorët perëndimorë ende e shohin Kosovën si vend të rrezikshëm.

Kosova ka një rëndësi shumë simbolike për serbët

Ata krijuan një mit se Kosova është djepi i civilizimit serb. Historianët dëshmuan se kjo ishte një legjendë.

Serbia po përpiqet të minojë stabilitetin tonë

Ata lobuan shumë për të na penguar që të bashkohemi me UNESO-n dhe Interpol-in. Ata trembin investitorët dhe përdorin minoritetin serb në Kosovë për të shtyrë agjendën e tyre. Tranzicioni në një ekonomi të tregut të lirë nuk ka qenë e lehtë, sepse Serbia ende ka pretendime mbi pronën kosovare. Qëllimi është të destabilizojë Kosovën nga brenda dhe që Kosova të shihet si një shtet i dështuar. Ne kurrë nuk kemi parë minoritetin tonë serb si një kërcënim. Ata kanë të drejta të gjëra dhe megjithëse janë të integruar mirë, ende i marrin udhëzimet e tyre nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet.

Serbët po minojnë paqen në Ballkan

Kosovarët janë të frustruar. Serbia nuk po përballet akoma me të kaluarën e saj. Ata kurrë nuk kanë kërkuar falje apo shprehur keqardhje. Për më tepër, ekzistojnë disa grupe të shqiptarëve në Kosovë që avokojnë një bashkim me Shqipërinë. Nëse Serbia vazhdon të frustrojë përpjekjet tona për t’u bashkuar me bashkësinë ndërkombëtare, ato grupe do të bëhen shumë më të spikatura. Konsensusi në vend është se Kosova është një vend i pavarur. Por nëse populli është i zhgënjyer, do të fillojë të kërkojë një zgjidhje tjetër.

Ne ende nuk kemi aplikuar për anëtarësimin në OKB për shkak të kërcënimeve të Rusisë

Në mënyrë efektive dhe për shkak të saj, vendi im nuk ka çertifikatë lindjeje që vërteton se ekziston zyrtarisht. Kjo na e bën jetën të vështirë, pasi pa të nuk mund të aplikojmë për anëtarësim në BE.

Dyshojmë se Rusia po bllokon anëtarësimin tonë për shkak të interesit të vet kombëtar

Vëllazëria ortodokse e Serbisë dhe Rusisë është vetëm një pjesë e tregimit. Ndoshta Kosova është një mjet negocimi? Rusia mund të kërkojë diçka në këmbim për njohjen e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare mund të mos jetë e gatshme të paguajë çmimin për të.

BE-ja është kritike për paqen në rajon

Për Britaninë, BE-ja është një bllok tregtar. Për ne, BE-ja është shumë më tepër se kaq. BE-ja është garantues i marrëveshjeve të paqes dhe një motor pas reformave. BE është e vetmja alternativë për ne ashtu që Serbia të na pranojë dhe të sillet si një fqinj paqësor. Pa paqe midis Kosovës dhe Serbisë, i gjithë rajoni është në rrezik.

Ne po negociojmë me Serbinë nën kujdesin e BE-së

Është një rrugë e vështirë, por shpresojmë se së shpejti do të gjejmë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, në mënyrë që të dyja vendet të lëvizin përpara. Ne kemi nevojë të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, përpara se të bashkohemi me OKB-në, BE-në dhe NATO-n./Zeri