hoti

Hoti: Marrëveshja me BE-në i hap shumë mundësi Kosovës

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në Ora e Fundit ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Bashkimin Europian e nënshkruar nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, është hap i rëndësishëm në rrugën europiane të vendit.

Periskopi.com Lajme

“Kjo është marrëveshja më e rëndësishme që ne si shtet nënshkruajmë me Bashkimin Europian. Reflketimet e saj do të jenë ekonomike, politike, financiare, në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Është ky takimi i parë i këtij lloji dhe ne sot kemi biseduar për përmbushjen e kritereve të MSA-së”.

Ai ka përmendur rëndësinë ekonomike që ka kjo marrëveshje, për shkak se i jep mundësinë vendit të ketë qasje në fonde të ndryshme të Unionit, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja e trason rrugën e bashkëpunimit me BE-në në shumë fusha. Me këtë firmë na hapet rruga për të aplikuar në shumë programe, dhe na ofrohet qasje në fonde të BE-së, për shumë fusha. Është me rëndësi që tash si palë me BE-në ne kontribuojmë me fonde në buxhetin e përgjithshëm të Unionit, për aq sa kemi mundësi”.

“I vetmi kusht për vizat, i vendosur nga Bashkimi Europian është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ndaj do të ishte mirë që spektri politik të arrijë dakordim për këtë cështj