84aa1fd8-317d-4677-9d71-2d1aa25c5d5a_w987_r1_s

Holandë: Miratohet në parim ndalesa e “rrobave që mbulojnë fytyrën”

Deputetët e dhomës së ulët të parlamentit holandez e kanë miratuar ndalimin e kufizuar të “rrobave që mbulojnë fytyrën”, përfshirë edhe shamitë dhe vellot islamike si “burka” dhe “nikab”.

Periskopi.com Lajme

Legjislacioni i miratuar më 29 nëntor nga shumica absolute e dhomës së ulët që ka 150 ulëse, duhet të miratohet nga dhoma e sipërme e parlamentit para se të nis të aplikohet.

Studimet tregojnë se vetëm disa qindra gra në Holandë përdorin “nikabin” apo veshjen tjetër që mbulon tërë trupin, “burka”.

Pavarësisht kësaj, disa prej qeverive të fundit të Holandës kanë bërë përpjekje që të ndalojnë përdorimin e veshjes së tillë pasi të njejtat ndalesa janë miratuar në vende të tjera evropiane si Franca dhe Belgjika.

Ligji actual holandez megjithatë nuk e përfshinë ndalimin e tërësishëm.

Ai e përfshinë ndalimin në transportin publik, institucionet arsimore, institucionet shëndetësore si spitalet dhe brenda ndërtesave qeveritare.

Propozimi holandez nga qeveria e këtij vendi përshkruhet si “neutral ndaj fesë”.