Peticioni per astritin

Historiku i peticioneve tregon se institucionet nuk përfillin qytetarët (VIDEO)

Nënshkrime të qytetarëve u mblodhën  në vitin 2014.

Periskopi.com Lajme

Me mbledhjen  nënshkrimeve, mbi 60 organizata jo qeveritare, kishin arritur të bëjnë një peticion, me të cilin kërkohej të mos ngritet çmimi i energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.

Kjo dosje qytetare me mbi  20 mijë firma kishte kaluar edhe në seancë plenare, por nuk ishte votuar.

E vetë organizatorët tani po thonë se në Kosovë, vështirë të arrihen ndryshime me iniciativa të tilla.

E një fat më të keq si peticioni për energjinë e kishte ai i opozitës, për Asociacionin e Demarkacion.

Bile për të dorëzuar nënshkrimet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk përfilli as policët.

E gjithë kjo hallakam që u bë vitin e kaluar për këtë peticion, shkoi huq. Ai, mbeti në sirtarët e Presidencën, pasi që Presidenti Hashim Thaçi, e mbylli si çështje, duke thënë se përgjegjjet e duhura për opozitën janë dhënë nga paraardhësja e tij në post .