vila-enverit-c1200x600

Historia e shtëpisë së Enver Hoxhës dhe si përfunduan pronarët e vërtetë të saj

Shtëpia e diktatorit Enver Hoxha ishte më luksozja në vend në kohën e diktaturës komuniste. Ajo u ndërtua në mes të Bllokut, në qendër të Tiranës dhe është një shtëpi që bie në sy edhe sot e kësaj dite.

Periskopi.com Lajme

 

Por kush e ndërtoi atë në kohën e luftës dhe si përfundoi në duart e Enver Hoxhës? Kastriot Dervishi, ish–drejtori i Arkivës Qëndrore tregon detaje se cilët ishin pronarët e vërtetë dhe si përfunduan ata pasi në shtëpinë e tyre u vendos diktatori.

Historia e dy shtëpive të E. Hoxhës… Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe. Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti.

Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940. Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontrate qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça. Qemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2.3.1948. Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr.31./joq