cq5do97xgaujjwo-1

Herolind Shala shënon një supergol (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një supergol në fitoren e skuadrës së tij Kasimpasa, kundër Sancaktepes.

Periskopi.com Sporti

Shala shënoi në minutën e 66-të të takimit pasi pranoi një top brenda zonës së rrezikshme, para se të lirohej me një lëvizje nga mbrojtësi kundërshtar, dhe me një goditje precize me të majtën qëlloi cakun.

Kujtojmë se Shala u aktivizua për 90 minuta në këtë takim, derisa bashkëlojtari i tij nga Kosova, Loret Sadiku u fut në lojë në minutën e 62-të.