Haxhiu: Kurti e ka hedh gazin, e ka shkelmuar në drejtim të LDK-së e PDK-së (Foto)

Periskopi.com Lajme

Bekim Haxhiu nga PDK, dëshmitar në seancën ndaj deputetëve të VV-së ka thënë se deputeti i VV-së, Albin Kurti e ka hedh gazin lotsjellës.

Haxhiu para gjykatësit Beqir Kalludra ka thënë se Albin Kurti  e ka ndez gazin lotësjellës dhe e ka hedhur në drejtim të deputetëve, raporton Indeksonline.

“Albin Kurti e ka ndez në tokë gazin lotsjellës dhe e ka shkelmu në drejtim të grupit parlamentar të LDK-së. Kjo ju ka dok pak e ka shkelmu edhe të pjesa qendrore, të grupi parlamentar të PDK-së” ka deklaruar Haxhiu në seancë.

Ai me tutje ka shtuar se kjo seancë është pamundësuar për shkak tq qëndrimeve politike ndaj marrëveshjeve.

“Seanca është bllokuar për shkak të qëndrimeve politike për shkak të shqyrtimit të marrëveshjeve të rendit të ditës. Seanca është pamundësua  për shkak të protestave në drejtim të kryesuesit të Kuvendit. Albin Kurti ka qenë në pjesën ballore mes kryetarit të Kuvendit dhe foltores. Fillimisht Kurti ka gjuajt me ujë në drejtim të Xhavit Halitit, provon të qëlloj me vezë dhe vazhdon me ndezjen e gazit lotsjellës” ka thënë Haxhiu.