haxhi-shala-471851525

Haxhi Shala e quan Lladrovcin kryetar të grupacioneve të PDK-së

Hapja e fushatës zyrtare për kryetar të Drenasit ka nxehur garën në mes të PDK-së dhe Nismës për këtë komunë. Zyrtar të këtyre partive nuk po kursejnë deklaratat në drejtim të njëri tjetrit.

Periskopi.com Lajme

Reagimi i fundit vie nga deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala. Ky i fundit thotë se, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci nuk mund të jetë kryetar i Drenasit. Ai sipas tij, është kryetar i grupacioneve të PDK-së.

“Drenasi ka nevojë për një kryetar, i cili merret me hallet dhe problemet e Drenasit jo me grupacione të ndryshme siç kanë qenë deri më tani në Drenas. Jam i bindur qe këtë here qytetarët do të dinë t’i vlerësojnë kandidatët sepse ka pasur nevojë qe të kenë një kryetar, i cili merret 24 ore me shqetësimet e tyre”, ka thënë Shala për ‘Indeksonline’.

Ai ka folur edhe për kandidaturën e Isa Xhemajlajt për këtë komunë. Xhemajlaj, sipas tij, është njeriu i duhur për kryetar të kësaj komune.

“Qe prej shpalljes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, ne si Nismë jemi angazhuar qe Drenasit t’ia ofrojmë një kandidat, i cili meriton të jetë kryetar i Drenasit dhe ai është Isa Xhemajlaj”, ka shtuar ai.

Shala ka komentuar edhe premtimet e Veselit në takimin hapës të PDK-së për kryetar të Drenasit. Ai ka akuzuar PDK-në se nuk po bën asgjë në krijimin e ushtrisë dhe se thirrët në mbrojtën e vlerave të luftës pa bërë asgjë për mbrojtjen e tyre.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm se PDK nuk është ajo parti qe mbron vlerat e UCK-së. Po të ishte ashtu nuk do të ishte Azem Syla më një aktakuzë të ndyre edhe nuk do të dënoheshin Drenica 1 dhe 2, por qytetarët janë vetëdijesuar dhe Drenasi ka filluar të frymoj dhe besoj se kësaj radhe do ta jep votën aty ku duhet”, ka përfunduar ai.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit zhvillohen këtë të diele më 4 dhjetor. Mandati i kryetarit të ri do të jetë vetëm 10 muaj./Indeksonline/