ramushi

Haradinaj: Transformimi i FSK-së në FAK, obligim i yni që nuk mund të mos realizohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës duke thënë se FSK-ja është një ndër vlerat më të qëndrueshme të shtetit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kjo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të dinjitetit dhe të krenarisë sonë.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës! RH

15194608-477752002349219-1681154952007210766-o