Haradinaj me model “të dështuar” për Haden dhe Shipitullën

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur ta aplikojë modelin e shpronësimit të fshatit Hade si zgjidhje për shqetësimet e banorëve të Shipitullës, dhe pjesës së mbetur të Hades, me të cilët për dy ditë zhvilloi biseda intensive në Obiliq dhe Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Por jo më larg se në dhjetor të vitit të kaluar një raport Hetues i Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore, e nxjerr të dështuar procesin e zhvendosjes të banorëve të Hadës.

Aty theksonte se banorëve u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme gjatë zhvendosjes për t’i hapur rrugë mihjeve për termocentralin e propozuar “Kosova e Re”. Paneli i Inspektimit kishte ardhur për të hulumtuar gjendjen në terren, ku vërtetonte ankesat e banorëve për dëmet e konsiderueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes.