Haradinaj del para trupit gjykues, shqiptarët po protestojnë para gjykatës

Periskopi.com Lajme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë para trupit gjykues në qytetin Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi, raporton KTV.

Avokatja e tij, Rachel Lindon në emër të mbrojtës ka kërkuar lirimin e Haradninajt.

Ndërsa para gjykatës është duke u protestuar nga shqiptarët të cilët kërkojnë lirimin e liderit të AAK-së.