Hajgarja e Haradinajt: Mora vesh nga mediat për punësimin e dhëndrit

Periskopi.com Lajme

Para pak javësh në media u raportua se burri i motrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, Liridon Dervishaj është ishte zgjedhur njeriu për të menaxhuar paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësor, institucion që do të ketë  të hyrat më të mëdha pas Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Për këtë punësim të familjarit të tij, Haradinaj ka folur sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se për punësimin e Dërvishajt (dhëndrit) ka marrë vesh nga mediat, duke shtuar se ai është njeri i pavarur dhe “i ka punët e veta”, raporton Periskopi.

“Për Liridonin kam marrë vesh që është punësu nga mediat. Është zor me ia privu dikujt të drejtën në punë veç pse e ke familjar. Qy ku e kam Dautin, e kam pas dajën, po s’kam çka bëj – i ka marrë votat”, tha Haradinaj.

Por ndaj këtyre deklaratave reagoi Glauk Konjufca, duke thënë se Daut Haradinaj e daja i tij, që ishte deputet, Lah Brahimaj, postin e kanë marrë nga votat e popullit, dhe jo përmes konkurseve.

Ai pyeti se si Dervishaj u bë “shumë i aftë brenda natës”, pas ardhjes së Haradinajn në Kryeministri, sa për të udhëhequr një institucion që do të menaxhojë me milione euro të qytetarëve të vendit. /Periskopi/