Johanes Hahn

Hahn: Serbia i takon familjes së Bashkimit Evropian

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn do të vizitoj Beogradin të hënën më 5 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim Hahn do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me vlerë 80 milionë euro për të mbështetur transformimin rrënjësor të administratës publike të Serbisë.

Hahn do të takohet me kryeministrin Aleksandër Vuçiq, ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq si dhe me studentë serb, transmeton lajmi.net.

Para vizitës, Hahn ka thënë se Serbia i përket familjes së Bashkimit Evropian, duke theksuar se Serbia është partneri më i mirë i BE-së në tregti, investime dhe mbështetje financiare në të gjithë sektorët.

“BE-ja siguron përfitime të veçanta për qytetarët serbë. Arsimimi, biznesi, sundimi i ligjit, administrata publike, rrugët, urat etj., të gjitha këto në bashkëpunim me Serbinë do të ishin më të forta si partnerë për të kapërcyer problemin e migrimit, sfidat e sigurisë dhe për të mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Hahn para se të vizitoj Beogradin.