ik-nga-burgu-i-dubrav-euml-s-arrestohet_hd

Grevë urie në Burgun e Prizrenit

Rreth 20 të burgosur kanë hyrë në grevë urie në Burgun e Prizrenit. Ata janë të pakënaqur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues.

Periskopi.com Lajme

Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren, Bashkim Kajdomçaj, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se greva ka nisur me 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës.

“Po ashtu, të përfshirët në grevë nuk kanë dal në shtije të zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë. Arsyet e grevës janë pakënaqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues”, thuhet në kumtesë.

Njoftimi i plotë i KMLDNJ në Prizren:

KMDLNJ, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastin e hyrjes në grevë të disa të burgosurve në këtë institucion. Pas kontaktit me mbikqyrësin e ndërrimit (M.B.) dhe njohtimin lidhur me vizitën përkatësishtë arsyen e saj, përfaqësuesi i KMDLNJ-së vizitoi njërin nga grevistët, pasiqë ishte kohë e limituar dhe vizita në këtë institucion duhej përfunduar para orës 19.00.

Greva ka nisur me dt. 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. Poashtu, të përfshirët në grevë nuk kan dalur në shetitë e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kan refuzuar ate. Arsyet e grevës janë pakanqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficierëve korrektues.

Nuk ka shifër të saktë të grevsitëve pos asaj që në krahun C, janë 21 vetë që kan hyrë në grevë. Ndërsa, burime tjera të pakonfirmaura pohojnë se numri mund të rritet, pasiqë grevë si janë bashkuar edhe të burgosur të tjerë nga krahët ‘A’ dhe ‘B’.

Sipas të paraburgosurit S.B. që është në krahun C, janë 21 vetë që kanë hyrë në grevë urie.’Qëllimi i hyrjes në grevë është shprehja e pakënaqësisë për padrejtësit totale ndaj menagjmentit të Qendrës Paraburgimit, shkaku i marrjes së masave ndaj u.d. drejtorit dhe tre oficierëve të tjerë për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë. Jemi në përkrahje të të suspenduarve nga MD-ja dhe nuk do ta ndërprejmë grevën’, ka thënë S.B. duke folur në emër të grevistëve. Të marten MD-ja ka marrë masa suspendimi për u.d. e drejtorit dhe tre oficierët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për rastin Dehari.

 

QR KMDLNJ në Prizren Koordinatori, Bashkim Kajdomçaj